Loe raamatut: «Mes Jetës dhe Vdekjes»
Mes Jetës dhe Vdekjes
Autor
Tan Prifti
Impressum 2021
Texte: © Copyright by Tan Prifti
Umschlag: © Copyright by Tan Prifti
Cover © Copyright by Tan Prifti
Verlag: Neobooks
Epub:
Printed in Germany
Kjo vepër është e mbrojtur nga e drejta e autorit. Çdo përdorim jashtë kufijve të ligjit për të drejtat e autorit pa pëlqimin e autorit është i ndaluar dhe i dënueshëm. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kjo vlen veçanërisht për dublimet, përkthimet, mikrofilmimin dhe ruajtjen.
Të gjithë personazhet dhe ngjarja në këtë libër janë të sajuar.
Përmbajtja
Parathënia
Autori
1 - Virusi
2 - Në Spital
3 - Ëndërr apo Realitet
4 - Bisedë me vdekjen
5 - Ethe Testamenti
6 - Avokati
7 - Vdekja e Donit
8 - Ndarja pasurisë
9 - Kuptimi i jetës
Parathënia
Mes JETËS dhe VDEKJES
Një Roman që mes Emocionesh dhe kureshtje ju mbërthen deri në faqen e fundit të leximit. Kjo histori është e sajuar, por pasqyron dhe nxjerr në dukje më së miri dhe të detajuar shumë gjëra mbi Specien njerëzore. Ndërthurja dhe konfrontimi mes jetës dhe vdekjes, mes intrigave, hipokrizisë, sikurse lakmisë për pasuri. Këtu zbulohet më së miri raporti, Prind dhe fëmijë. Bota në të cilën ne jetojmë, mes frikës, ëndrrave, dashurisë, sikurse mundimi për të gjetur arsyen dhe përgjigjen, përse ne jetojmë. A ka vërtet një tjetër jetë pas vdekjes? Çfarë do ndryshoje ti në jetën dhe në familjen tënde? Çfarë na pret në një të ardhme jo të largët? Si mund të mposhtësh trishtimin dhe Depresionin? Çfarë do të bënte ty më të lumtur në këtë botë? Të shumta janë pyetjet, por ndoshta shumë më të thjeshta përgjigja e tyre dhe këto përgjigje ju vetë, mund ti zbuloni pasi të keni arritur në përfundim të librit.
Do më vinte mjaftë mirë nëse ju do e vlerësonit atë me yje apo komente në Amazon, sikurse t’ ja sugjeronit edhe të tjerëve. Unë ju uroj lexim të këndshëm në vazhdim, duke ju falenderuar në veçanti.
Autori
Tan Prifti , lindur në një qytet të lashtë bregdetar në Durrës, në vitin 1972 . Dëshira dhe pasioni për të shkruar lindi që në fëmijëri. Me vite ai zbuloi që dëshira nuk ishte vetëm thjeshtë e të shkruarit por edhe të botoheshin shkrimet e tij, duke mos humbur në sirtarët e komodinës. Në vitin 2010 botoi librin e tij të parë në Amazon, duke vazhduar më pas me krimtarinë e tij dhe duke botuar të tjerë libra. Ai tashmë ka botuar shumë libra dhe në gjuhë të tjera, si në gjermanisht dhe italisht. Në vitin 2015 një nga tregimet e tij në gjuhën gjermane është transmetuar në radio dhe në vitin 2019 një nga poezitë e tij është botuar në librin me Poezi të gjuhës gjermane në Frankfurt. Librat e tij janë vlerësuar me 5 yje në Amazon, gjenden kudo në shitje si në shërbimin Onlinë edhe në dyqane.
Thënia e tij e preferuar është : Të shkruash është, Melodia e heshtur e një Lapsi mbi një copëz letre. Kërkoni me emrin e autorit, duke zbuluar librat e tij në Amazon sikurse në faqe të ndryshme në internet.
1
Virusi
Ditët ishin të ftohta dhe të shkurtëra, ashtu siç janë gjithnjë në Stinën e Dimrit. Dëbora sapo kishte filluar të zbardhte rrugët e atij qyteti të vogël, por të zhurmshëm. Por, kur dielli ndriçonte, dukej sikur gjithçka gjallërohej përsëri, sikur rilinde një tjetër jetë. Në fakt koha ndryshonte aty – këtu menjëherë, sot Dëborë dhe të nesërmen Shi, pastaj dilte Dielli. Një lëmsh në fakt, një kohë që të sëmurte vërtet. Ku presioni i gjakut lëvizte si zhiva e Termometrit. Kishin kaluar disa vite dhe zoti Don, ndjehej mjaftë i vetmuar. Gjumin e bënte të çrregullt dhe plot Ëndërra. Ishte viti 2035 dhe data e Kalendarit shënonte 07.Nëntor të 2035. Pas vdekjes të së shoqes, gjithçka për të kishte ndryshuar. Asgjë nuk ishte më si më parë. Atij i mungonte gjysma tjetër e trupit. Dhe kur një pjesë mungon, pjesa tjetër çalon. Doni, kishte katër fëmijë të rritur që shpesh herë vinin ta takonin. Por më shpesh nga të tjerët vinte ta takonte Klea. Ajo e donte shumë të atin dhe e vlerësonte atë për gjithçka. Gjithashtu edhe Joni, vëllai asaj. Dikur festonin festat së bashku, duke u mbledhur të gjithë në shtëpinë e prindërve. Shumë kujtime të bukura ruheshin në atë shtëpi dhe bashkë me to, ruheshin fotografitë e gjendura mbi mure.
Festat e fund vitit po afroheshin. Sa bukur ku mblidheshin të gjithë ne tavolinën e gjate, në dhomën e pritjes dhe aty në mes qëndronte ndriçuar nga dritat Pema e vitit të ri. Aty luanin përreth ata fëmijë të vegjël që sot janë rritur dhe secili ndjek rrugën e jetës së tij, sipas mënyrës së vet. Klea, vogëlushja e vogël dikur dhe sot një grua e matur, që vinte shpesh tek i ati, sapo kishte parkuar makinën e saj në rrugë, u drejtua për në hyrje të shtëpisë.
Klea, sapo i afrohet derës së shtëpisë, vë re që babai nuk gjendej në kopësht si gjithmonë. Donit i pëlqente të merrej me lulet dhe me Pemët që kishte mbjellur vetë në Oborrin e shtëpisë. Aty gjendej edhe Sera e tij dimërore, e mbuluar nga xhamat e trashë që lejonte depërtimin e rrezeve të diellit. Vetëm aty gjallëronin lulet. Për Donin ishte mënyra më e mirë për të, duke kaluar kohën dhe kështu mundohej të harronte Stresin, apo gruan e tij. Në fakt nuk ishte se ai donte ta harronte gruan e tij, përkundrazi përpiqej thjesht të mos zhytej në Nostalgji dhe mendime që bënin ti hanin mëlçinë. Si një burrë i Vë dhe në Pension nuk i mbetej gjë tjetër për të bërë. Sera me lulet dhe pemët ishte si një Terapie e mirë, ashtu sikurse është një këngë e bukur, apo një libër i mirë, një Pikturë plot ngjyra të ndezura. Dikur ishte marrë me Sport, por ja që sot fuqitë po e linin dita ditës. Mundohej të mos shfaqte Depresionin dhe trishtimin që kishte mbrënda Zemrës së tij, por të paktën Klea e kuptonte të atin më mirë nga tre fëmijët e tjerë. As në Serën e luleve nuk dukej askush. Atëherë, Klea hap derën e shtëpisë kur ç’të shikonte i ati gjendej mbi Tapet në korridor dhe mezi po mbushej me frymë. Receptori i Telefonit gjendej i rënë poshtë komodinës. Dukej që Doni ishte përpjekur të telefononte por pa rezultat. Klea u gjend e tronditur, i afrohet duke i thënë:
“Baba, çfarë ke? Çfarë ndodhi ? – dhe menjëherë mori telefonin të lajmëronte Urgjencën. Më pas mori Jonin në telefon, të vëllain duke i thënë të vinte sa më shpejt aty.”
Doni, mezi mbahej në këmbë. Klea e ndihmon duke e vendosur në shtratin e tij. Doni i gjorë ishte zverllur i tëri. Pasi Klea mbushi një gotë me ujë duke ja vendosur tek buzët, vuri re që dera u hap. Ishte Joni, Henrik dhe Sabine. Dy vëllezërit dhe motra tjetër.
“ Çfarë ka ndodhur Klea? Çfarë pati babai? – pyeti Joni, që në fakt mezi po merte edhe ai frymë nga emocionet.”
Sabine dhe Henrik ju afruan afër krevatit ku ndodhej Doni. Vështronin në heshtje të atin duke thënë me një zë të dy.
“ Dreqi e mori, akoma nuk ka ardhur Ambulanca?”
Kur ja, në rrugë u dëgjuan Sirenat e Ambulancës, me atë tingull të çjerrë dhe të lartë, sikur kërkonin dikë që po arratisej nga kjo botë. Doni, gjendej i shtrirë në shtratin e tij pa lëvizur fare. E pa besueshme për të, dikur një sportist dhe mjaftë aktiv, kurrë nuk kishte pirë duhan dhe Alkohl. Fuqitë çdo ditë që kalonte zbeheshin, duke bërë të pamundur mbajtjen e filxhanit me çaj nga duart e tij. Por askush nuk e kishte vënë re gjëndjen e tij. Nuk kishte më keq kur Doni mendonte se dalëngadalë koha për të po ndalonte dhe bashkë me të, tërë jeta e tij. Mizerabël , gjithçka. Me 77 vite nuk mund të thuash se ke arritur në limit, të tjerë jetojnë edhe 100 vite. Në fakt kohët kishin ndryshuar, mesatarja e jetëgjatësisë tashmë rezultonte deri në 65 vjet. I gjori Don, kishte punuar tërë jetën e tij me s‘forca dhe vështirësi, kurse tani po luftonte me Demonin që kishte ardhur për ta marrë me vete. Të katër fëmijët ishin të rritur, të shkolluar dhe për fat gjendeshin me këmbët në tokë. Gruaja kishte vite që e kishte braktisur, ashtu pa e pyetur fare, ishte ndarë nga ai dhe nga kjo botë. E tmerrshme vërtet, eh, si mund të largohet njeriu ashtu papritur kur akoma ka në mëndje të realizoj Ëndërra të mëdha, ka akoma shumë gjëra për të thënë e për të bërë. Asgjë nuk është e drejtë në këtë botë, asgjë..sikurse edhe vetë krijimi i saj që në fillim, ka rrjedhur gabim. Këtu loja luhet, për tu ushqyer dhe për tu ‘ngrenë’ nga të tjerë. Jeto për të mbijetuar.
Të zymta mendimet, të mjegullta kujtimet në kokën e Donit. As vetë ai nuk dinte më çfarë të bënte për tu rikthyer si më parë, me tërë forcën e tij. E pabesueshme, jetojmë në një kohë kur Shkenca ka ecur aq shumë përpara duke dërguar njerëz jo vetëm në Hënë, por tashmë edhe në Mars, kurse unë dergjem këtu në këtë shtrat të mallkuar që më ka mbërthyer me duart e tij të hekurta dhe nuk më lë të bëj asnjë hap më tutje. Të tilla ishin mendimet që rrokulliseshin në kokën e Denit, si ato Ortek dëbore që nuk pyesin askënd duke marrë përpara gjithçka. Pra, të jetë vallë ky fundi i kësaj jete? Të jetë ky fundi im? Do kisha dashur të largohem nga kjo botë pa vuajtje, ashtu tak – fak, siç themi gjithnjë. Por ndjej dhe kuptoj tashmë, që askush nuk largohet nga kjo botë pa vuajtur, pa rënkime, sepse edhe vetë djali i të madhit Zot nuk u nda lehtë nga kjo botë dhe nga njerëzit e kësaj bote. Por unë ndjehem krenar tashmë për gjithçka kam arritur, sikurse ndjehem krenar për fëmijët e mi, që u shkolluan dhe duke u bërë diçka në jetë. Gjithçka rrokullisej në atë çast në kokën e Donit, vështronte tavanin që kishte sipër kokës dhe mezi merrte frymë. Të katër fëmijët gjendeshin ulur pranë të atit, duke pritur nga çasti në çast të vinin mjekët. Dera ishte e hapur, kështu që nuk ishte e nevojshme të trokiste asnjë. Korridori ishte i gjatë, shtëpia kishte disa dhoma që Doni kishte ndërtuar gjithçka vetë.
Ai kishte qenë një inxhinier mjaftë i zoti dhe shumë Projekte mbanin vërtet firmën e tij. Nga njëra anë e krevatit gjendej Jon dhe Sabine, përballë tyre Klea dhe Henrik. Befas dëgjohet një gjysëm zëri të dilte nga ato buzë të thara të Donit.
“Hei, e dashur sa paske ndryshuar”..
Tasuta katkend on lõppenud.